Vjosa Osmani u shpreh e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Megjithatë në intervistën e dhënë për Reuters, presidentja e Kosovës e theksoi se beson që mënyra më demokratike për zhvillimin e tyre, do të ishte me një peticion, që do të kërkojë e 20% të votuesve.
Sink..Osmani
Në këtë mënyrë mendoj se do të siguronim pjesëmarrjen e serbëve sepse kërkesa do të vinte fillimisht nga ata, nga qytetarët. Largimi i kryebashkiakëve nëpërmjet një peticioni nga votuesit do të ishte “një lloj referendumi” i cili do t`i hapte rrugën një votimi të dytë që do të mbahej për të zgjedhur kryetarët e rinj. I gjithë gjithë procesi mund të kryhet brenda disa muajve.
Nuk ështe e qartë megjithatë, thotë Reuters, nëse serbët lokalë do të bëheshin pjesë e një nisme të tillë. Teksa i bojokotuan zgjedhjet e prillit që u fituan nga kandidatët shqiptarë, ata kanë vazhduar të protestojnë rregullisht në komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Në 29 maj, protesta përshkallëzoi në dhunë mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë. Osmani insistoi të tregonte se përpara se të shpallen zgjedhjet e reja, Kosova duhet të marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar që Beogradi nuk do të ndërhyjë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Osmani#Serbia#TopChannelNews